Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Vllaznia i shënon 3 gola Tiranës në klasiken e futbollit shqiptar, Elbasani nuk gabon ndaj Bylisit
Klasikja e futbollit shqiptar ka përfunduar me fitoren e Vllaznisë. Shkodranët kanë mundur me shifrat 3-1 Tiranën në “Loro Boriçi”. Tabeku zhbllokoi shifrat në minutën e 9 për bardhekaltrit, por përmbysja nuk vonoi shumë. Jago ktheu sërish baraspeshën në minutën e 14, ndërsa Bekim Balaj i dha epërsinë kuqebluve në minutën e 20. Ndërkohë në minutën e 78 ishte Kastrati ai që vulosi shifrat përfundimtare të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë. Në krahun tjetër, Elbasani ka marrë tre pikët ndaj Bylisit. Verdheblutë kanë fituar me rezultatin 2-1 dhe tashmë shkojnë në kuotën e 14 pikëve. Elbasani ngjitet në vendin e dytë, duke ndjekur Vllazninë kryesuese, e cila numëron 19 pikë në këto 8 javë kampionat./Sport Ekspres/