SHBA sulmon anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, 6 të vrarë

SHBA sulmon anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, 6 të vrarë

Forcat amerikane kanë sulmuar sërish një anije në Karaibe të dyshuar për trafik droge. Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth, tha se anija ishte duke kontrabandonuar drogë dhe ishte e operuar nga banda venezueliane Tren de Aragua, e klasifikuar nga Uashingtoni si organizatë terroriste. “Të enjten, me urdhër të Presidentit Trump, Departamenti i Luftës nisi një sulm vdekjeprurës ndaj anijes. Gjashtë narko-terroristë që ndodheshin në bord u vranë. Asnjë nga forcat amerikane nuk u plagos,” tha Hegseth përmes një postimi në platformën X. Ky sulm u zhvillua në ujrat ndërkombëtare dhe është një nga dhjetë sulmet që SHBA ka kryer ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Karaibe dhe Paqësor që nga shtatori, duke shkaktuar të paktën 43 viktima