U përfshi në aksidentin ku vdiq 17-vjeçari / Lirohet profesori italian me garanci pasurore 15 mijë euro

U përfshi në aksidentin ku vdiq 17-vjeçari / Lirohet profesori italian me garanci pasurore 15 mijë euro

Profesori italian i biologjisë, Michele D’Angelo i cili u përfshi në një aksident në aksin Levan-Fier më 8 gusht të këtij viti është liruar nga burgu pas vendimit të Gjykatës së Fierit. Gjykata e Fierit vendosi lirimin e tij në këmbim të garancisë pasurore në vlerën 15 mijë euro. Sipas vendimit të Gjykatës së Fierit, bëhet e ditur se profesorit italian i është lehtësuar masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa ai do të duhet të paraqitet të premten e fundit të çdo muaji në orën 14:00 para oficerit të Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Fierit. “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr.62-2025-4585-(1305), datë 12.08.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me masat e...