Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Bloomberg: Trump anuloi samitin me Putinin dhe ashpërsoi qëndrimin ndaj Moskës pas ndërhyrjes së Marco Rubio
Pas muajsh rezistence, Presidenti amerikan Donald Trump anuloi planet për mbajtjen e një samiti paqeje me Vladimir Putinin në Budapest dhe vendosi sanksionet e para të drejtpërdrejta ndaj Rusisë, duke përmendur “nevojën për veprim”. Sipas raportimeve të Bloomberg, ky ndryshim erdhi pas vlerësimit të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, se Rusia nuk kishte bërë asnjë ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin e saj, pavarësisht përpjekjeve të mëparshme për një zgjidhje paqësore. Burime amerikane dhe evropiane thanë se qëndrimi i Moskës u bë i qartë kur Rubio anuloi një takim të planifikuar me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas një telefonate, duke arritur në përfundimin se Kremlini po përpiqej të vononte bisedimet për armëpushim. Sipas Bloomberg, ndikimi i Rubios në këtë ndryshim të linjës amerikane tregon...