Zjarri në një kabinë elektrike në Fier, ndërhyrja e zjarrfikësve neutralizon flakët

Zjarri në një kabinë elektrike në Fier, ndërhyrja e zjarrfikësve neutralizon flakët

Një kabinë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati 5-katësh në lagjen “ Liri Gero” në Fier. Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes së shpejtë flakët janë neutralizuar duke mos lejuar përhapjen e tyre. Ndërkohë dyshimet e para janë për shkak të mbingarkesës në rrjet, por hetimet për ngjarjen vijojnë. Top Channel