Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ish-kryebashkiaku i Stambollit përballet me akuza të reja për spiunazh
Ish-kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoğlu, i pezulluar më herët për akuza korrupsioni, po përballet me akuza të reja për spiunazh të lidhur me grupe terroriste dhe shtete të huaja. Sipas autoriteteve turke, Imamoğlu, së bashku me Necati Özkan, një nga drejtuesit e supozuar të një rrjeti kriminal të udhëhequr prej tij dhe gazetarin Merdan Yanardağ, pritet të dëshmojnë si pjesë e një hetimi të zgjeruar për spiunazh. Hetimi nisi pas arrestimit më 4 korrik të Hüseyin Gün, i akuzuar për veprimtari spiunazhi në shërbim të shteteve të huaja. Sipas Zyrës së Kryeprokurorit të Stambollit, Gün përdorte telefona të enkriptuar për të ruajtur fshehtësinë, financonte trazira në vende të ndryshme dhe posedonte materiale të ndjeshme, përfshirë fotografi të municioneve ushtarake, armë të ndaluara për civilët...