Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Të dielën mbahet seanca në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e qeverisë së re
Në Kuvendin e Kosovës të dielën e 26 tetorit në orën 10:00 është caktuar që të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës. Seanca e jashtëzakonshme ka vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të zgjedhjes së ekzekutivit të ri kosovar. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka marrë mandatin nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Megjithatë, ende është e paqartë nëse ai i ka 61 votat e nevojshme për të formuar ekzekutivin e ri. Më 21 tetor, Kurti la të kuptohet se LVV-ja mund të dështojë në formimin e ekzuekutivit, duke u shprehur se “siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë”....