Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Korrupsion aktiv në zgjedhje”, SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës
SPAK ka dërguar për gjykim çështjen e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje. Në njoftim thuhet se ai është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në zgjedhjet e zhvilluara më 11 maj të këtij viti. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më datë 23.10.2025 ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë procedimit penal nr. 49/1, të vitit 2025 (i ndarë nga procedimi penal nr. 49 i vitit 2025), në ngarkim të të pandehurit Kristian Shkreli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Nga aktet e administruara gjatë hetimit proaktiv dhe ndjekjes me metoda...