Trump i vendosi sanksione, Rusia nis lëvizjen e gurëve, dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

Trump i vendosi sanksione, Rusia nis lëvizjen e gurëve, dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

I dërguari kryesor i Rusisë, Kirill Dmitriev, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për bisedime zyrtare për shkak të sanksioneve të fundit nga presidenti Donald Trump. Sipas CNN, ai pritet të takohet me zyrtarë të lartë të SHBA-së, për të vazhduar diskutimet rreth marrëdhënieve mes dy vendeve. Kjo vizitë vjen pas rritjes së tensioneve midis dy vendeve, ndërsa Uashingtoni shprehu zhgënjimin për refuzimin e Kremlinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Dmitriev, i njohur për mbështetjen e tij ndaj bashkëpunimit ekonomik midis Rusisë dhe SHBA-së, ka propozuar më herët ndërtimin e një tuneli “Trump–Putin” që do të lidhte Alaskën me Lindjen e Largët Ruse. Administrata Trump njoftoi të mërkurën vendosjen e sanksioneve ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës ruse, teksa i ka...