Del bari mbi asfaltin e çarë, banorët: E dëmtuan mjetet e rënda të naftës

Del bari mbi asfaltin e çarë, banorët: E dëmtuan mjetet e rënda të naftës

Segmenti rrugor Frashër-Belinë është i amortizuar. Çarjet në asfalt janë kthyer në makthin e drejtuesve të mjeteve. Jo vetëm që asfalti është çarë por në të ka filluar të mbijë bari, ç’ka dëshmon se ka mbi tre vite në degradim. Drejtuesit e mjeteve duhet të kryejnë manovra nga njëri kah në tjetrin për të shmangur gropat. Gjatë natës dhe në kohë me reshje situata bëhet edhe më e vështirë. Ky aks rrugor përdoret nga banorët e 8 fshatrave, por edhe nga banorë të Roskovecit dhe Beratit që shkojnë drejt Fierit. Në këtë segment qarkullonin deri para dy vitesh dhe autobotet e mjete me tonazh të rëndë të kompanisë “Bankers Petroleum”, për shkak se eshte zonë naftëmbajtëse. Kryetari i Bashkisë Patos, Fatjon Duro, ka pohuar për...