No Image Available

Një ekran si qendra e familjes. Televizori Samsung OLED nuk bën kompromise me figurën, ndërsa “rritet” bashkë me ju

Dhoma e ndenjes moderne nuk është më thjesht një dhomë. Ajo është një kinema, një arenë virtuale, një zyrë e improvizuar dhe qendra e komandës për një shtëpi gjithnjë e më të lidhur. Në këtë hapësirë dinamike, ku nevojat e secilit anëtar të familjes ndeshen, sfida më e madhe është gjetja e një qendre që mund t’i shërbejë të gjithëve në mënyrë të barabartë. Kjo ishte sfida e përditshme edhe në shtëpinë e familjes Hoxha. Aty gjejmë Laertin, babain, që përpiqet të shijojë një film, ndërsa dielli i pasdites krijon një pasqyrë bezdisëse në ekran. Pranë tij është Ana, mamaja, që mundohet të ndjekë serialin e saj, ndërkohë që mendon për detyrat e shtëpisë. Dhe sigurisht, Lea dhe Tomi, dy fëmijët e tyre, që presin...