Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi keq!

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi keq!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës. Burime bëjnë me dije se Zemaj ishte duke dhënë një intervistë për një media vendore në momentin kur ka ndodhur incidenti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, vetë Zemaj pretendon se është ofenduar dhe provokuar nga qytetari. Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Postimi i Armend Zemaj: Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vertetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit...