Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Armëpushimi në Gaza, Sekretari i SHBA-së, Rubio: Nuk ka plan B, Hamasi duhet të dorëzojë armët
Sekretari i SHBA-së, Marco Rubio, mbërriti të enjten në Izrael si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të normalizuar situatën në Gaza pas shpalljes së armëpushimit. Në fjalimin e mbajtur në Izraelin jugor, Rubio e përshkroi koordinimin e armëpushimit si një mision historik, duke theksuar se SHBA dhe partnerët e saj po punojnë për ta ruajtur atë, për të ofruar ndihmë humanitare dhe për t’u përgatitur për hyrjen e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, në Rripin e Gazës. “Ky është një mision historik. Zbatimi i planit nuk do të jetë një proces linear. Do të ketë ulje-ngritje dhe trazira, megjithatë kemi arsye të forta për optimizëm për progresin që është bërë”, tha Rubio nga Qendra e Koordinimit Politiko-Ushtarak SHBA-Izrael në Izraelin jugor. Rubio po ashtu nënvizoi...