Shanci i fundit i Albin Kurtit, Kuvendi mblidhet të dielën për Qeverinë e re të Kosovës

Shanci i fundit i Albin Kurtit, Kuvendi mblidhet të dielën për Qeverinë e re të Kosovës

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet ditën e diellë, më 26 Tetor, për zgjedhjen e qeverisë së re. Kryeministrit Albin Kurti i kanë mbetur dhe dy ditë dhe nuk dihet nëse ai do të bëjë koalicion apo do shkojë në zgjedhje të reja, sepse Vetëvendosja nuk i ka numrat. Siç raportojnë mediat në Kosovë, mbledhja e Kuvendit do të ndodhë në orën 10:00 të së dielës, datë 26 Tetor. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka marrë mandatin nga presidentja Vjosa Osmani, për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, megjithatë, më 21 tetor, Albin Kurti la të kuptohet se LVV-ja mund të dështojë në formimin e ekzekutivit. “[…] jemi ku jemi dhe do të përpiqemi ta bëjmë Qeverinë. Por,...