Vr*sja e gjyqtarit Kalaja, Shkambi rikthehet të hënën në Gjykatën e Apelit për masën e sigurisë

Vr*sja e gjyqtarit Kalaja, Shkambi rikthehet të hënën në Gjykatën e Apelit për masën e sigurisë

Të hënën e ardhme, në Gjykatën e Apelit do të rikthehet Gjon Shkambi, por kësaj radhë si person që kërkon ti hiqet masa e sigurisë të vendosur nga Shkalla e Parë pasi akuzohet se bashkë me nipin e tij Elvisi vranë gjyqtarin Astrit Kalaja. Autori Elvis Shkambi nuk ka ankimuar vendimin e shkallës së parë duke u pajtuar më masën arrest burg pa afat. Ndërkohë mësohet se bashkë me Gjon Shkambin Apeli do të shqyrtojë edhe ankimimin e bërë nga Banush Koxhaj ky i fundit punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit. Ngjarja e rëndë u regjistrua në datën 6 tetor, ku Elvis Shkambi bashkë me xhaxhin e tij Gjonin ku prisnin një vendim sa i takon konflikteve që kishin me 31 familje për çështje pronësie....