Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kryetari i komisionit parlamentar në BE për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor nga Pusteci: Shqipëria, ndër vendet më të avancuara drejt BE-së
Andrei Kovaçeviç, kryetar i Komisionit Parlamentar të BE-së për Anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, nga Pusteci ka deklaruar se procesi i integrimit europian është thelbësor si për Bashkimin Europian, ashtu edhe për vendet kandidate. Ai theksoi se, në këtë moment të ndjeshëm gjeopolitik, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të pranohen sa më shpejt në BE, duke u vlerësuar secila sipas meritave dhe përparimit të reformave. Sipas tij, Shqipëria është nkë ndër vendet më të avancuara drejt BE-së. Në përfundim, Kovaçeviç përsëriti thirrjen që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë të mirëseardhura në BE, por vetëm përmes reformave, pajtimit dhe përmbushjes së kushteve europiane. Deklarata e plotë: Procesi i integrimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të dyja palët, si për Bashkimin Europian, ashtu edhe për vendet...