Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Metrofest 9”, shfaqje teatrore që ndërthurin traditën, simbolikën dhe realitetin shqiptar
Nga Julia Vrapi Vepra teatrore shqiptare, drama dhe komedi do të shfaqen në festivalin “Metrofest”. Teatri Metropol sjell edicionin e nëntë të festivalit të përvitshëm të veprës shqipe “Metrofest”. Këtë vit, festivali prezanton tre produksione teatrore, që ndërthurin traditën, simbolikën dhe realitetin shqiptar. Festivali që i kushtohet veprave shqiptare nis këtë muaj, por vijon edhe përgjatë nëntorit, ku “Metrofest”do të sjellë drama dhe komedi për publikun. Vepra e parë teatrore që do të vijë në skenë në kuadër të festivalit në Metropol në Tiranë është “Takim i Munguem”, autor dhe regji Rafael Hoxhaj, dramaturg Bujar Hoxhaj, që do të shfaqet në skenën teatrore në datat 30, 31 tetor – 1, 2 nëntor. Në vijim në festival do të jetë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” vepër...