Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Poeti i dashurisë, shpirtit e liqenit/ Eventi në Galerinë e Artit Digjital në Korçë për nder të Lasgush Poradecit
Në galerinë e artit digjital në Korçë, është organizuar një aktivitet i veçantë kushtuar poetit të madh Lasgush Poradeci, nën titullin “Lasgush Poradeci poeti i shpirtit, dashurisë dhe liqenit”. E veçanta e këtij aktiviteti ishte sjellja e poetit në një formë ndryshe për publikun përmes ndërthurjes së teknologjisë së inteligjencës artificiale me interpretime artistike të nxënësve të shkollës “Sevasti Qirjazi” Ajo që ishte unike ishte përdorimi i inteligjencës artificiale tek imazhi i Lasgushit përmes së cilës poeti u soll në formën e një hologrami, ide dhe realizim i 12-vjeçarit Deon Gjoka për të cilin kjo eksperiencë e veçantë ka në fokus ndërthurjen e artit me teknologjinë moderne. Vajza e Lasgushit, Marie Gusho, mes emocionesh tregoi vlerësim për të rinjtë që kujtojnë veprën e të atit...