Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Salla e ballove e Trump/ Gazetarët dhe vizitorët flasin për shembjen në Shtëpinë e Bardhë
Vendimi I Donald Trump për të shembur krahun lindor të Shtëpisë së Bardhë, shkaktoi debate të mëdha. Struktura dykatëshe e dhomave të vizatimit dhe zyrave është shkatërruar, për të ndërtuar sallën e madhe të ballove të presidentit amerikan. Fotoreporterja e Associated Press, Zhaklin Martin, ishte ndër të parat që ndau pamjet nga muret e shkatërruara. Martin, e cila prej 20 vitesh ka mbuluar ngjarjet në Shtëpinë e Bardhë, tregon se nuk ka mbetur më asgjë nga ajo që ishte më parë. “E fotografova dy ditët e fundit dhe ishte në zhvillim e sipër. Por kur arrita në majë, Krahu Lindor ishte zhdukur plotësisht. Kam qenë fotoreportere në Uashington për gati 20 vjet dhe gjatë asaj kohe kam qenë në Shtëpinë e Bardhë shumë here, edhe...