Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Ndalimi i monopatinave elektrike, vendimi në fuqi deri në krijimin një kuadri të qartë ligjor
Kur kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga ndalimi i qarkullimit në rrugë të monopatinave elektrike, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi një tryezë diskutimi me institucionet kryesore që kanë një rol në sigurinë rrugore.Sipas ministres vendimi do të qëndrojë në fuqi deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e këtyre mjeteve.“Pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre.Në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, vumë në fokus hartimin e rregullave të reja që do të përcaktojnë:standardet teknike të mjeteve,rregullat e qarkullimit dhe zonat e lejuara,si...