Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kush është kryeministri që e ka përdhunuar?/ ‘Tallej ndërsa i lutesha të ndalonte’, rrëfimi shokues i Virginia Giuffre
Shkrimtarja Virginia Giuffre në librin e saj “Nobody’s Girl: A Memoir of Surviving Abuse and Fighting for Justice” flet për një “kryeministër shumë të njohur” i cili e ka përdhunuar. Ajo shpjegon se e ka mbajtur emrin anonim për shkak të kërcënimeve, që mund të vinin me prononcimin publik. Disa media përmendin hipoteza ose pretendime se mund të bëhet fjalë për ish‑kryeministrin e Ehud Barak të Izraelit. Lajmi është publikuar ditët e fundit nga media të mëdha ndërkombëtare përfshirë CNN. Virginia jep detaje të rënda të përdhunimit, përfshirë shtimin e forcës dhe talljen ndërkohë që lutej që ai të ndalej. Virginia Giuffre (e lindur Virginia Roberts) ishte një nga dëshmitaret kyçe në skandalin ndërkombëtar të lidhur me Jeffrey Epstein dhe rrjetin e tij të shfrytëzimit seksual të vajzave të mitura. Giuffre dëshmoi se u rekrutua nga rrjeti i Epstein në moshë...