Vrau gruan e pronarit në Shkodër, Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimet e të dënuarit përjetë

Vrau gruan e pronarit në Shkodër, Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimet e të dënuarit përjetë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të lërë të pandryshuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Fatjon Karmeshtnës, i shpallur fajtor për vrasjen e një gruaje në Melgushë të Shkodrës, në prill të vitit 2016. Ai është dënuar në të tre shkallët e gjyqësorit për vrasjen e Suela Sulës, bashkëshortes së Sadetin Sulës, pronar i mobilerisë ku Karmeshtna punonte. Krimi, sipas vendimeve gjyqësore, është kryer me urdhër të Sadetin Sulës. Para Gjykatës Kushtetuese, ai kërkoi shfuqizimin e tre vendimeve gjyqësore, duke pretenduar se gjykatat e mëparshme nuk kishin kryer hetim të plotë dhe të gjithanshëm, se kishin injoruar prova të kërkuara prej tij dhe se vendimet ishin bazuar në prova të paqena dhe të pa mbledhura sipas ligjit. Në shqyrtimin paraprak të ankimit, një kolegj prej tre anëtarësh i...