I dënuar me 29 vite burg në Itali, arrestohet i shumëkërkuari në Berat, në pranga dhe miku që e strehoi

I dënuar me 29 vite burg në Itali, arrestohet i shumëkërkuari në Berat, në pranga dhe miku që e strehoi

Foto ilustruese BERAT- Dy persona janë arrestuar nga policia në Berat, mes të cilëve edhe një 49-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Në pranga ka rënë Armando Pjetri, 49 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit në Napoli me 29 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale. Gjatë operacionit, u arrestua gjithashtu A. H., 53 vjeç, banues në Kuçovë, i cili kishte strehuar Pjetrin për t’u fshehur nga policia. Ai akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në banesën ku strehohej i kërkuari ndërkombëtarisht, në lagjen “1 Maji” të Beratit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi...