(EMRAT)Sherr për një monopatinë/ Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, në pranga autori!

(EMRAT)Sherr për një monopatinë/ Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, në pranga autori!

Roland Lacej është 51-vjeçari i arrestuar ditën e djeshme në Rrugën e Dibrës në Tiranë pasi plagosi me thikë 48-vjeçarin Mikel Xibro. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.  Burime për Report Tv, kanë bërë me dije se konflikti mes dy personave ka nisur për një monopatinë. Lacej ka dashur që t’i blejë Xibros monopatinën, por nuk kanë rënë dakord për çmimin dhe Mikel Xibro është nisur për tu larguar. Në këtë moment, Lacej e ka ndjekur nga pas dhe e ka goditur me thikë.  51-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshme kriminale i skeduar për vrasje dhe vepra të tjera penale.  Njoftimi i policisë Tiranë   Plagosi me mjet prerës, një 48-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.  I arrestuari, me precedentë penal për vrasje dhe për vepra të tjera...