“Pa transparencë”/ Paketa e maleve, reagon deputeti: Banorët s’kanë më besim te Rama

“Pa transparencë”/ Paketa e maleve, reagon deputeti: Banorët s’kanë më besim te Rama

Ligjvënësi demokrat, Bardh Spahia shprehet se ‘Paketa e Maleve’, një iniciativë e ndërmarrë nga qeveria shqiptare, mund të përbëjë një kërcënim serioz për banorët, për shkak të abuzimit me pronën, duke rrezikuar madje dhe konflikte sociale. I ftuar në një emision televiziv, Spahia tha se lidhur me këtë iniciativë, ka një mosbesim nga banorët për kryeminsitrin Rama dhe qeverinë e tij, pas shembjeve në pikune sezonit turistik të banesave në Theth. Sipas deputetit të PD, ‘Paketa e Maleve’ kërkon një vigjilencë të madhe e të shtuar, pasi mund t’i hapet rruga abuzimit, pasi rrezikon që prona shtetërore t’u jepet njerëzve që nuk kanë lidhje me zonën. Spahia theksoi gjithahstu, se nga studimi i kësaj inciatiove, ka një sërë pikash dyshuese, të cilat nuk përcaktojnë detyrat...