Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sudani njeh Pavarësinë e Kosovës, Kurti: Një miqësi më shumë për popullin tonë!
Sudani është bërë shteti i 119-të që ka njohur Pavarësinë e Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan se Kosovës iu shtua edhe një njohje e re, një miqësi më shumë. “Shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re e popullit tonë një miqësi më shumë. E mirëpresim njohjen nga shteti i Sudanit, e cila vjen disa javë pas asaj nga Kenia. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona shpresojmë të zgjerohet dhe fuqizohet më tej. Urime qytetarëve të Republikës sonë dhe faleminderit Presidentit të Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vendeve tona, si dhe Presidentes sonë për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen...