Zbardhen detaje nga vrasja e 29-vjeçares/ U qëllua nga ish-partneri, ngjarja ndodhi në prani të vajzës 1- vjeçare

Zbardhen detaje nga vrasja e 29-vjeçares/ U qëllua nga ish-partneri, ngjarja ndodhi në prani të vajzës 1- vjeçare

Detaje të reja zbardhen lidhur me vrasjen e 29-vjeçares shqiptare në Kanda, e cila u qëllua për vdekje me armë zjarri nga ish-partneri i saj. Savannah Kulla vra tre ditë më parë nga ish-partneri i saj, Anthony Descheppe. Ngjarja ndodhi në një parking në sy të vajzës 1-vjeçare të viktimës dhe autorit. “Ata ishin ndarë prej disa muajsh dhe kishin një vajzë njëvjeçare, e cila ndodhej në vendngjarje në momentin e incidentit”, tha kryetari i bashkisë së Bramptonit, Patrick Brown, gjatë një konference për shtyp të enjten pasdite. Dokumentet gjyqësore të siguruara nga CTV NeWs Toronto konfirmojnë se dy vite më parë Deschepper “kishte qëlluar me armë zjarri ndaj Savannah Rose Kulla Davies.” Mediat kanadeze raportojnë se ai kishte gjithashtu ndalime të mëparshme për armë...