Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shkelja e hapësirës ajrore nga dy avionë ushtarakë, Lituania thërret diplomatin rus
Lituania e ka thirrur të ngarkuarin me punë të Ambasadës e Rusisë në Vilnius në një takim sqarues, si dhe e ka kundërshtuar fuqishëm atë që e quajti hyrje të dy avionëve rusë në hapësirën e saj ajrore më 23 tetor. Ushtria lituane tha në një komunikatë se një avion luftarak, Sukhoi SU-30, dhe një avion cisternë, IL-78, nga enklava ruse e Kaliningradit kaluan në hapësirën ajrore të Lituanisë për 18 sekonda, mbase gjatë stërvitjeve për furnizim me karburant në ajër. Vilniusi i kërkoi Rusisë të “shpjegojë menjëherë” arsyet e shkeljes së hapësirës ajrore të Lituanisë dhe t’i ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme për ta parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla në të ardhmen”, thuhej në komunikatë. Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, e quajti...