I dënuar me 29 vjet burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, arrestohet 49-vjeçari, pranga edhe personit që e strehonte

I dënuar me 29 vjet burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, arrestohet 49-vjeçari, pranga edhe personit që e strehonte

Një 49-vjeçar, i dënuar më 29 vjet burg nga Italia, është arrestuar të enjten në Berat. Armando Pjetri, është dënuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike. Po ashtu në pranga ka rënë dhe një 53-vjeçar, për strehim, i cili rezulton se ishte shpallur në kërkim. Në banesën ku strehohej shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht, në lagjen “1 Maji”, u gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Armando Pjetri, në Itali. Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme. Top Channel