Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
OSBE/ODIHR publikon raportin për 11 Majin dhe nxin qeverinë: PS krijoi avantazh të padrejtë, pati presione, stimuj…
Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar raportin final për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në vendin tonë, ku ndër të tjera theksohet se u zhvilluan në një ambient politik shumë të polarizuar, ku kandidatët nuk gëzuan një terren të barabartë. Misioni konstaton se zgjedhjet u dominuan nga partia në pushtet. Sipas vëzhguesve, Partia Socialiste krijoi një avantazh të padrejtë, ndërkohë që gara ishte e pabarabartë. “Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë të pozicionit në pushtet. Gjithashtu, pati shumë akuza për presion mbi votuesit, veçanërisht mbi punonjësit publikë. Për më tepër, legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i tij i ngushtë nga administrata zgjedhore nuk parandaloi praktikat abuzive”, thuhet në raport. Në raport thuhet se edhe...