Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Erërat e forta rrëzojnë pemë në Shkodër, ndërhyn Bashkia për normalizimin e situatës
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, erërat e forta kanë shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në rrugën “Martin Camaj”, pranë pallatit 8-katësh, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin. Në reagim të menjëhershëm, ekipet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe Policinë Bashkiake, kanë ndërhyrë për pastrimin dhe lirimin e rrugës, duke mundësuar kalimin e sigurt të mjeteve dhe qytetarëve. Sipas Becit, qarkullimi në zonë është tashmë rikthyer në normalitet, ndërsa monitorimi i situatës vijon për të garantuar sigurinë e qytetarëve./J.H/