BE-ja nuk arrin marrëveshje për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për Ukrainën

BE-ja nuk arrin marrëveshje për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për Ukrainën

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk arritën marrëveshje për përdorimin e aseteve të ngrira shtetërore të Rusisë, për ta ndihmuar Ukrainën, pasi Belgjika, vendi ku mbahet pjesa më e madhe e këtyre fondeve, ngriti shqetësime ligjore dhe teknike. Në një takim të mbajtur në Bruksel më 23 tetor, udhëheqësit kërkuan nga Komisioni Evropian ta vazhdojë punën për një plan për përdorimin e rreth 140 miliardë eurove nga rezervat e ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë, për ta mbështetur Kievin për nevojat e tij ushtarake dhe buxhetore, por disa diplomatë thanë se marrëveshja përfundimtare mbetet ende e paarritshme. “Udhëheqësit evropianë u zotuan se nevojat financiare të Ukrainës do të mbulohen për dy vjetët e ardhshme”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pas samitit. “Rusia duhet ta...