Horror në Meksikë, autoritetet gjejnë 48 qese me pjesë trupash në zonën e kontrolluar nga kartelet

Horror në Meksikë, autoritetet gjejnë 48 qese me pjesë trupash në zonën e kontrolluar nga kartelet

Autoritetet meksikane njoftuan të enjten se 48 qese me pjesë nga trupa njerëzish ishin gjetur në një vendgrumbullim sekret pranë Guadalajarës. Hetimi është duke vazhduar, tha zyra e prokurorit, duke shmangur publikimin e çdo vlerësimi të numrit të viktimave. “Ne duhet të vazhdojmë nga një këndvështrim mjeko-ligjor për të qenë në gjendje t’ju themi se sa viktima përmbajnë qeset”, shpjegoi Blanca Trujillo, prokurorja e shtetit, gjatë një konference për shtyp. Varri sekret u zbulua katër javë më parë nga një kolektiv që kërkon të zhdukurit në një parcelë toke të zbrazët në Zapopan, një periferi të zonës metropolitane të Guadalajarës. Pas zbulimit makabër, autoritetet filluan procesin e rikuperimit dhe identifikimit të mbetjeve në bashkëpunim me anëtarët e këtij kolektivi, të njohur si Guerreros Buscadores, “Kërkuesit...