Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Humb kontrollin e makinës dhe përplaset me një shtyllë elektrike, ndërron jetë 32-vjeçari në Krujë
FOTO ILUSTRUESE KRUJË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bubq, ku për pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 32-vjeçari A.B., ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me shtyllën elektrike. Njoftimi: Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike. Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën.Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.