Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Raporti i ODIHR/ Berisha: Rama tentoi ta ndryshonte! Meta: Zgjedhjet nuk ishin të lira
Publikimi i raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, risolli edhe njëherë akuzat e Sali Berishës se zgjedhjet ishin farsë. Në një konferencë nga selia blu, Berisha tha dje se raporti faktori se si Edi Rama përdori bandat për të blerë votat dhe administratën gjatë fushatës. “Janë zgjedhje farsë. Faktohet angazhimi në një seri qytetesh të karteleve të drogës dhe bandave për të rrëmbyer votën. Faktohet qëndrimi antiligjor në raport me ankesat. Angazhimi i të gjitha resurseve të administratës njëlloj si në partinë shtet. U shuan linjat e ndarjes së partisë nga shteti”, thotë Berisha. Vetëm ky moment është i mjaftueshëm ky element për të gjithë ata që kanë kulturën elektorale minimale për të kuptuar se zgjedhjet ishin një farsë. Në kushtet e partisë...