Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Trump urdhëroi CIA-n të kryejë operacione të fshehta në Venezuelë, reagon ministri i Mbrojtjes: Përpjekjet e SHBA-së do të dështojnë
Ministri i mbrojtjes së Venezuelës tha të enjten se çdo operacion i CIA-s kundër vendit të tij “do të dështojë”, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump urdhëroi agjencinë e spiunazhit të kryejë operacione të fshehta kundër vendit të Amerikës Latine. “Ne e dimë që CIA është e pranishme në vend”, tha Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino. Amerikanët “mund të vendosin, nuk e di sa agjentë të lidhur me CIA-n në çdo pjesë të vendit”, por “çdo përpjekje do të dështojë”. Javën e kaluar, Presidenti Trump konfirmoi se kishte urdhëruar operacione të fshehta të CIA-s në Venezuelë. Këtë javë, ai përsëri la të hapur mundësinë e nisjes së sulmeve tokësore që synojnë kartelet e drogës në vendin e Amerikës Latine. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur shtatë...