Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Donald Trump: Ndërpresim të gjitha marrëdhëniet tregtare me Kanadanë!
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po i jep fund menjëherë të gjitha negociatave tregtare me Kanadanë. Në një postim në Truth Social, Trump shkroi se vendi kishte transmetuar një reklamë ku shfaqej ish-presidenti amerikan Ronald Reagan, duke folur negativisht për tarifat doganore. “Bazuar në sjelljen e tyre të pajustifikueshme, të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë janë këtej e tutje të përfunduara,” shkroi Trump të enjten në mbrëmje. Presidenti amerikan ka vendosur një taksë prej 35% mbi importet kanadeze, megjithëse ka lejuar përjashtime për mallrat që përfshihen në USMCA, marrëveshja e tregtisë së lirë midis SHBA-ve, Meksikës dhe Kanadasë, e negociuar nga vetë Trump gjatë mandatit të tij të parë. Në reklamën një-minutëshe të publikuar nga qeveria e Ontarios javën e kaluar, dëgjohet zëri i Reagan-it duke folur mbi imazhe të Bursës së Nju Jorkut dhe vinçave të zbukuruar me flamuj...