Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Pacolli: Lluka dhe noterja falsifikuan dokumentin! Ish-ortaku: Do ta padis, kam fakte
Behgjet Pacolli dhe Valon Lluka TIRANË-Valon Lluka, ish-bashkëpunëtor i biznesmenit Behgjet Pacolli dhe ish-administrator i shoqërisë koncesionare, Vlora International Airport ka reaguar pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me aeroportin e Vlorës. Pacolli akuzoi se dokumenti noterial është i falsifikuar. Sipas Pacollit pas dokumentit noterial që pretendohet qëndron Valon Lluka, ish-administrator i Vlora International Airport – VIA Sh.p.k. Pacolli shprehet se Lluka në fillim të muajit prill, ka tentuar te realizojë transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur dhe u zbulua më 25 gusht. Lluka nga ana e tij shprehet se ndjen detyrimin të sqarojë opinionin dhe të mbrojë integritetin e tij personal dhe profesional, duke e cilësuar reagimin e Pacollit si “tërësisht të pavërtetë dhe pa asnjë bazë faktike”,...