Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Luan Hoti: PD duhet të reflektojë pas humbjes, përgjegjësia nis nga Berisha
Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Luan Hoti, ka reaguar ashpër pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, duke i cilësuar ato si “zgjedhjet më të dobëta të organizuara ndonjëherë në Shqipëri”. Në një deklaratë të gjatë drejtuar demokratëve, Hoti akuzon se makineria shtetërore, patronazhistët dhe blerja e votës kanë funksionuar në mënyrë perfekte, por thekson se përgjegjësia për humbjen bie edhe mbi vetë Partinë Demokratike. “Kush ka menduar se kjo gjë nuk do të ndodhte, ose nuk kupton nga politika, ose është dashakeq ndaj PD-së. Megjithatë, unë mendoj se shkaqet e kësaj humbjeje nuk lidhen vetëm me metodat e kundërshtarit, por edhe me tonat,” – shkruan Hoti. Sipas tij, humbja e thellë me diferencë prej 21 mijë votash duhet të shërbejë si alarm...