Gjinia në gjendje civile hap debat! PD: Dy gjini që në lindje, e pandryshueshme! PS kundër: S’ka kufizim ligjor

Gjinia në gjendje civile hap debat! PD: Dy gjini që në lindje, e pandryshueshme! PS kundër: S’ka kufizim ligjor

mbledhja në Komisionin e Shëndetësisë TIRANË- 35 deputetë të Partisë Demokratike kanë dorëzuar një amendament në Kuvendin e Shqipërisë, ku kërkojnë përcaktimin e gjinisë që në lindje, të vendosur biologjikisht e të pandryshueshëm. Nisma, kaloi sot për diskutim në Komisionin e Shëndetësisë, atje ku u shtjellua si pjesë e Ligjit 10129 për Gjendjen Civile. Socialistët vendosën ta rrëzonin amendamentin në parim me 5 vota kundër dhe 4 pro, ku PD-së i mungoi vota e Mesila Dodës për ta miratuar nen për nen. Tashmë ky amendament do ti kalojë Kuvendit në seancë plenare për shqyrtim. Por çfarë kërkoi PD? Amendamenti në fjalë kërkon një përcaktim të qartë të gjinisë që në lindje. Më konkretisht, në pikën 1 të nenit thuhet “Pas nenit 38/1 shtohet nen i ri...