Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Salianji e pranon hapur: Po! Kam ambicie për t’u bërë kryetar i Partisë Demokratike
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji nuk e hedh poshtë mundësinë që një ditë të garojë për kryetar të forcës më të madhe opozitare, por me gjasë jo vitin tjetër. “Do isha jo i vërtetë po të thosha që nuk kam ambicie”, i tha Salianji moderatores Dafina Hysa në emisionin “Breaking” në Top News. “Jam i bindur që Partia Demokratike do të jetë një parti që bën të mundshëm rotacionin në Shqipëri. Nuk ka zgjedhje tani në PD, ka një diskutim për farsën ose se si mund të forcohet PD dhe në këtë moment unë jam duke bërë atë, betejën opozitare, diskutimet me njerëzit. Me njerëz që e duan opozitën si një instrument për të ndryshuar shoqërinë, jo vetëm për ambicie personale. Kushdo që është...