Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
NATO ngre sërish alarmin, dy avionë ushtarakë rusë kalojnë në territorin e Lituanisë
Tensionet mes Rusisë dhe NATO-s janë rritur sërish pasi dy avionë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Lituanisë, një vend anëtar i Aleancës Atlantike. Sipas njoftimit zyrtar të ushtrisë lituaneze, incidenti ndodhi të enjten rreth orës 15:00, kur avionët rusë kaluan kufirin ajror nga rajoni i Kaliningradit. Dy avionët qëndruan në hapësirën ajrore lituaneze për rreth 18 sekonda, përpara se të ktheheshin në territorin rus. Autoritetet ushtarake dyshojnë se avionët mund të kenë qenë në një mision stërvitor për furnizim ajror, por pavarësisht kësaj, kalimi konsiderohet shkelje e sovranitetit. Në reagim të menjëhershëm, avionë Eurofighter Typhoon të Forcës Ajrore Spanjolle, të vendosur në kuadër të misionit të NATO-s për patrullimin e Baltikut, u ngritën në ajër për të identifikuar dhe monitoruar avionët rusë. NATO konfirmoi...