Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Autoriteti i Konkurrencës kërkesë Kuvendit, kërkon të bëjë përgjime si SPAK
Nga tregu i spitaleve private, tek sigurimet, karburantet, telefonia celulare, tregjet agro-ushqimore, tregu i çimentos e deri tek bankat, të gjithë sektorë me jetikë, për të cilët hetime janë kryer probleme janë konstatuar, e për një pjesë hetimet fillojnë. Përpara ligjvënësve kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, kërkoi më shumë hapësira ligjore për të kryer hetime në këto tregje sensitive, pasi verifikimi i të dhënave për të faktuar se ka abuzime, në shumicën e rasateve është i pamundur, dhe si rezultat edhe masa apo ndëshkime nuk ka, shkruan A2 CNN. Përveç kontrolleve, verifikimeve në zyrat e kompanive të ndryshme, apo mbledhjes së dëshmive, Biba sheh si zgjidhje kryerjen e një hetimi të saktë, ndërhyrjen në telefonat e kompanive që janë nën hetim nga Konkurrenca.