Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ish-kryeministrin francez nuk ‘e shpëton’ as Gjykata e Strasburgut/ U dënua me 4 vite burg për…
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e shpalli të papranueshme ankesën e ish-kryeministrit francez François Fillon, i cili pretendonte se gjykimi ndaj tij në Francë për rastin e punësimit fiktiv të gruas së tij nuk kishte qenë i drejtë. Ai argumentoi se gjykata franceze që e kishte dënuar nuk kishte qenë as objektive dhe as e paanshme, për shkak të presionit të ushtruar nga prokuroria mbi trupën gjykuese. Megjithatë, Gjykata e Strasburgut vendosi unanimisht se pretendimet e tij ishin të pabazuara dhe e rrëzoi apelin. Në qershor të vitit të kaluar, ish-kryeministri francez u dënua përfundimisht me katër vjet burg, prej të cilëve një vit me ekzekutim dhe tre me kusht, për deklarimin e rremë të gruas së tij si asistente parlamentare për disa vite me...