Trump: Ndalova Netanyahun, do kishte vazhduar luftën për vite të tëra

Trump: Ndalova Netanyahun, do kishte vazhduar luftën për vite të tëra

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai detyroi kryeministrin Benjamin Netanyahu të ndalonte luftën kundër Hamasit në Gaza. Trump shton se në të kundërt lufta mund të kishte vazhduar për vite me radhë, shkruajnë mediat e huaja.  “I thashë Bibit: ‘Bibi, nuk mund ta luftosh botën. Mund të luftosh beteja individuale, por bota është kundër teje. Dhe Izraeli është një vend shumë i vogël në krahasim me botën. Presidenti amerikan vazhdoi, E dini, unë e ndalova, sepse ai do të kishte vazhduar. Mund të kishte vazhduar me vite. Do të kishte vazhduar me vite. Dhe unë e ndalova, dhe të gjithë u bashkuan kur ndalova, ishte e mrekullueshme”, tha Trump. /vizionplus.tv