Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se uria dhe vuajtjet në Gaza mbeten të rënda pavarësisht një armëpushimi të brishtë, si dhe ka theksuar se niveli i ndihmave mezi është përmirësuar dhe evakuimet mjekësore janë shumë të kufizuara për të përmbushur nevojat në enklavë. “Armëpushimi i shpallur dy javë më parë është i brishtë dhe është shkelur, por vazhdon të mbahet, gjë që është një lajm i shkëlqyer për të gjithë”, tha në një konferencë për media drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesusl. “Kriza është larg përfundimit dhe nevojat janë të jashtëzakonshme. Nuk ka ulje të urisë, sepse nuk ka ushqim të mjaftueshëm”, shtoi ai, duke theksuar se uria kërkon më shumë kohë për t’u zhdukur. Shefi i OBSH-së theksoi se shumë nga kamionët...