Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi
Memorandumi u nënshkrua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Bledar Shella. Akti, tregues i vullnetit të ndërsjellë të palëve, për të kontribuar me kuadër ligjor dhe ekspertizë teknike, te çeshtjet e përbashkëta të sigurisë kibernetike. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda nënvizoi gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nënshkrimit, se bashkëpunime të tilla janë thelbësore për parandalimin e krimeve kibernetike, rritjen e kapaciteteve profesionale dhe ndërtimin e një mjedisi të besueshëm digjital. Ndërkaq, Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Bledar Shella theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke u shprehur se siguria kibernetike është një nga sfidat më të mëdha...