Presidentja Osmani: Serbia vazhdimisht po përpiqet të dëmtojë sovranitetin e Kosovës

Presidentja Osmani: Serbia vazhdimisht po përpiqet të dëmtojë sovranitetin e Kosovës

Kosova E Enjte, 23 Tetor 2025 18:45 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se Serbia vazhdimisht po përpiqet të dëmtojë sovranitetin e Kosovës përmes destabilizimit, dezinformimit dhe duke përkrahur grupe terroriste. Për të fuqizimi i aleancës me vendet demokratike është përgjigjja më e mirë ndaj Serbisë, e cila, siç tha ajo, është dorë e zgjatur e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Në një fjalim para studentëve në Universitetin e Berlinit të enjten, Osmani tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ajo theksoi se Kosova nuk kërkon privilegje për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por proces meritor dhe drejtësi. Sipas saj, zgjerimi i BE-së nuk duhet të jetë një proces burokratik dhe që mund të vonohet, pasi çdo lloj ngurrimi do të krijojë...