Raporti i OSBE-ODIHR/ Kreu i KQZ: Partitë të përgatisin reformën zgjedhore brenda vitit

Raporti i OSBE-ODIHR/ Kreu i KQZ: Partitë të përgatisin reformën zgjedhore brenda vitit

Ilirjan Celibashi TIRANË-Kreu i Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka reaguar për raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Celibashi e cilësoi raportin si “pasqyrë të plotë të procesit zgjedhor”, duke theksuar se puna mbi gjetjet dhe rekomandimet e ODIHR-it do të tregojë seriozitetin dhe përgjegjshmërinë institucionale e politike të të gjithë aktorëve të përfshirë. Kreu i KQZ-së thekson se partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë zgjedhore brenda një viti. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi: Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e këtyre zgjedhjeve. Gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet dhe...