Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kina ‘tradhëton’ Putinin, i jep fund blerjen e naftës ruse
Kompanitë kryesore shtetërore të naftës në Kinë PetroChina, Sinopec, CNOOC dhe Zhenhua Oil po pezullojnë blerjet e naftës ruse të transportuar me det, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Rosneft dhe Lukoil, dy kompanive më të mëdha të naftës në Moskë, thanë burime për Reuters. Ky veprim vjen ndërsa rafineritë në Indi, blerësi më i madh i naftës ruse të transportuar me det, planifikojnë të ulin ndjeshëm importet e naftës bruto nga Moska për t’u përmbajtur sanksioneve të SHBA-së të vendosura për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Kremlini dhe dështimit të saj për t’i dhënë fund luftimeve në rajon. Rënia e ndjeshme e kërkesës për naftë nga dy klientët më të mëdhenj të Rusisë do të ushtrojë natyrshëm presion mbi të ardhurat e...